Shkup, hapet Aqua Park

Ka filluar sezoni i ri në Aqua Park në kuadër të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Pas një pauze sezonale për shkak të pandemisë, Aqua Park përsëri ofron atraksione interesante për të gjitha moshat – dhjetë rrëshqitëse uji, pishinë me valë, një bumerang, një pishinë për fëmijë, si dhe një kënd me rërë për argëtim të fëmijëve.

Marketing

“Uji në të gjitha pishinat është i pasuruar me hipoklorit kalciumi, i cili e bën ujin më të pastër, cilësinë më të lartë dhe më të sigurt nga të gjitha standardet botërore dhe dhe është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë,” thanë nga Qendra Sportive “Boris Trajkovski.

Ndryshe, Aqua Park në Shkup do të jetë hapur çdo ditë nga ora 10 e mëngjesit deri në 19 pasdite.