Shkup, humb jetën një punëtor

Një aksident tragjik ka ndodhur sot pasdite në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Një punëtor i cili ka punuar në mirëmbajtjen e higjienës së dritareve është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Marketing

Rreth orës 16:00 ka ndodhur aksidenti dhe menjëherë është thirrur Ndihma e Shpejtë, por mjekët kanë konstatuar vdekjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Objekti i FFM-së ndodhet në bulevardin ‘ASNOM’ ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen policët dhe inspektorët e punës.