Shkup, ka harruar shporetin ndezur, i digjet shtëpia 72-vjeçares

Një banore në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” – Shkup, e moshës 72-vjeçare ka harruar shporetin ndezur, dhe si pasojë, kati i parë i shtëpisë është kapluar nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 5 janar, ndërkaq është denoncuar nga F.M. (20) dhe M.M. (28) – fqinjët të cilët edhe e kanë larguar 72-vjeçaren nga shtëpia.

Zjarri është shuar pas intervenimit të shërbimit të zjarrfikësve.