Shkup, ‘karrotreci’ largon mbi 70 vetura

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona lëndime të lehta në pesë prej tetë aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 20 orëve në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të MPB-së policia ka përjashtuar 40 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 14 para se të pajisen me të drejtën e vozitjes së automjetit dhe një fillestar.

Janë dënuar edhe pesë shoferë për automjete teknikisht të parregullta, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 71 automjete.

Policia ka evidentuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, tre nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vijën e bardhë, dy për parakalim të parregullt, 21 për mos posedim të rripit të sigurisë gjatë vozitjes si dhe 27 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë vozitjes së automjetit.

Marketing