Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup do ta hapë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “MILCON 19”, kushtuar arsimit bashkëkohor të bazuar në të mësuarit e avancuar në largësi.
Qëllimi i Konferencës është ndarja e përvojave dhe praktikave të mira në shfrytëzimin e teknikave avancuese për mësim në largësi në sfera të ndryshme shkencore.
Pjesëmarrësit do të mund t’i ndajnë rezultatet e tyre hulumtuese dhe konstatimet të cilat dalin nga zbatimi i të mësuarit në largësi në kuadër të sistemit arsimor bashkëkohor.