Shkup, mungojnë shtigjet për biçikleta (Video)

Po bëhen gati për të filluar garën.
Të rritur, të moshuar e fëmijë kanë kapur biçikletat e tyre për të marr pjesë në këtë maratonë.

Marketing

Rrugën e kanë të hapur dhe të sigurt, pasi policia paraprakisht kishte pastruar terrenin.

Por, kështu nuk e kanë çdo ditë thonë qytetarët, të cilët praktikojnë lëvizje me biçikleta.

Ata thonë se zakonisht hasin në pengesa. Sipas tyre nuk ka shtigje të mjaftueshme për biçikleta.
Pengesë tjetër janë edhe veturat që parkohen vend e pavend nëpër trotuare.

Ka por gjithnjë është pak. Duhet të ketë më shumë që të formojmë shprehi të vozisim me biçikleta më shumë. Po sigurisht, por çfarë të bëjmë. Ajo është një dhimbje e vjetër, u shpreh qytetari.

Diku ka, diku janë tmerrësisht të dëmtuara dhe nuk funksionojnë si duhet. Duhet edhe shumë punë, tha qytetari.

Ka, por nuk janë të rregulluara, sidomos pengojnë veturat që parkohen. Kjo duhet të rregullohet, u shpreh qytetari.

E këta fëmijë vetëm po shikonin nga larg.
A ke biçikletë?
Jo.
Ku e ke biçikletën?
Në Shtëpi.
Pse?
Janë të prishura.

Organizatorja e ngjarjes Ratka Tiricovska u shpreh e kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë garë dhe apeloi qytetarët që të lëvizin sa më shumë me mjete që nuk ndotin ajrin.

“Kemi pasur mbi 5000 të regjistruar të papritur. Ky fakt na gëzon shumë. Shkupi e njeh “Vozit drejtë, vozit shëndetshëm”, që nxit një atmosferë të mirë, gjegjësisht të lirohen rrugët sa është e mundur më shumë nga makinat dhe të gjithë të udhëtojmë me mjete transporti që nuk ndotin”, Ratka Tiricovska – organizatore.

Këtu është edhe fundi I garës së katër me radhë me biçikletë “Vozit drejtë, vozit shëndetshëm” ku mbi 5000 pjesëmarrës morën pjesë sot me biçikletat e tyre, duke filluar nga Porta e Maqedonisë dhe përfunduan këto në Parkun e Qytetit.

Ndryshe gara u organizua nga Stopanska Banka Maqedoni, nën moton “Vozit drejt, vozit shëndetshëm”. Maratona nuk kishte karakter garues, por qëllimi është që qytetarët të ngritin vetëdijen dhe t’i ikin transportit me makina që ndotin ajrin.

Marketing