Shkup, nesër në mbrëmje do të ndriçojë Bredhi i Vitit të Ri

Bredhi i Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndriçojë nesër në mbrëmje në orën 19:30, ndërsa me punë do të fillojë edhe bazari i Vitit të Ri “Uinterlend 2020”. Me këtë, në Shkup edhe zyrtarisht do të fillojë festimi në prag të ditës më të hareshme të vitit, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi ta shijojnë magjinë e vitit të ri dhe të kënaqen në programin argëtues.

Marketing

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, shtëpizat e Vitit të Ri “Uniterlend” këtë vit do të vendosen mes QTQ dhe sheshit, ndërsa programi do të zgjas 25 ditë – nga hapja e bazarit, e deri më 31 dhjetor, deri në pritjen e Vitit të Ri 2020. Në afërsi të shtëpizave të “Uinterlendit” do të vendoset skenë e vogël në të cilën çdo ditë do të organizohen ngjarje të cilat do të tërheqin interes te qytetarët, pa dallim të moshës, Në këtë hapësirë janë paraparë edhe kate për lojëra të fëmijëve, si dhe përmbajtje të ndryshme nga karakteri i Vitit të Ri.

Gjatë ditëve të punës secilën ditë ka nga dy orë program për fëmijë që do të fillojë në orën 16, ndërsa më vonë do të ketë tre orë program për të rritur. Gjatë fundjavës është planifikuar program për tërë ditën e cila fillon saktë në mesditë.

Qyteti i Shkupit i fton qytetarët nesër mbrëma të vijnë në sheshin “Maqedonia”, prej orës 17:30 ta ndjekin programin e Vitit të Ri për fëmijë, ndërsa pastaj në orën 19:30 të marrin pjesë në ndriçimin e bredhit të Vitit të Ri. Të gjithë bashkërisht të argëtohemi me përmbajtjet kulturore-argëtuese të cilat do t’i pasurojnë ditët deri në natën më të hareshme, thuhet në kumtesë.