Shkup, një 31 vjeçare ka humbur jetën pas një zënke

Një grua është vrarë mbrëmjen e së premtes në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit, transmeton Shenja. Incidenti ka ndodhur rreth orës 22: 30 minuta. E ndjera 31 vjeçare ka pësuar pas rrahjes mes dy kushërinje. Gjithçka ka filluar derisa kanë qenë duke pirë në oborrin e njërit prej tyre.

Marketing

Njëri prej tyre është larguar dhe është kthyer sërish me thikë në dorë, ndërsa gruaja e njërit prej kushërinjve është përpjekur që t’i ndajë dhe qetësojë, ndërsa gjatë rrahjes, tashmë e ndjera është goditur me thikë dhe ka vdekur në vend.

Pas vrasjes ka intervenuar policia dhe i ka arrestuar të dy kushërinjtë pjesmarrës në rrahje.

Vrasja është konfirmuar edhe nga MPB-ja.