Tre persona janë lënduar më rëndë në tre nga gjithsej 16 aksidente që kanë ndodhur në dy ditët e kaluara në Shkup. Në 12 aksidente lëndime trupore kanë marrë nëntë persona, ndërsa në katër aksidente ishin shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë dy ditëve policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, shtatë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë.
Janë sanksionuar edhe 3 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë.
Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur 42 shoferë, prej të cilëve 13 të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 27 kanë qenë pa patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 29 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 146 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 72 automjete.