Shkup, padi penale ndaj një personi për shitje të lëndëve narkotike

Policia e Maqedonisë njofton se ka ngritur akuzë penale për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kundër 39-vjeçarit nga Shkupi, tek i cili është gjetur 50 gram marihuanë, 447 gram hashash dhe bankënota prej 1 mijë dhe 2 mijë denarëve.

Marketing

Nga MPB njoftojnë se më 17 tetor pas urdhërit gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit H.SH dhe hapësira tjera dhe janë konfiskuar disa prova materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Publike, ndërsa N.SH është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Marketing