Shkup: Paditet inspektori i DAP-it, është kapur duke marrë ryshfet

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale në Prokurori kundër inspektorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, i cili dje u arrestua nën dyshimet se ka marrë ryshfet.

Marketing

L.S (62) nga Shkupi dyshohet se gjatë detyrës si inspektor në DAP, me qëllim që të fitojë pasuri të paligjshme, nga pronari i një objekti hotelierik ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 5 mijë eurove.

“Gjatë kryerjes së veprës i ka ndihmuar Z.K (60) dhe gruaja e tij L.K (63) të dy nga Shkupi, të angazhuar si kontabilist nga pala e dëmtuar. I dyshuari me ndihmën e kontabilistëve, disa herë ka kërkuar ndërsa dje ka marrë 5 mijë euro ryshfet”, thonë nga MPB.

I dyshuari ryshfetin e ka marrë nga A.S, i cili si pronar i një objekti hotelierik ka kërkuar të mos paguajë një shumë të mëdha të parave, të cilat ia ka pasur borxh DAP-it.

Rastin në polici e ka paraqitur vetë A.S më 9 tetor, ndërsa janë arrestuar edhe Z.K dhe L.K.

Marketing