Shkup, për një ditë dënohen 138 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në sferën e trafikut, me ç’rast në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa.

Marketing

Mes sanksioneve, 10 janë për ngasje më të shpejt se e lejuara, 14 masa për ngasje pa patentë shoferi, 10 për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq).

Janë shqiptuar edhe nëntë masa për shfrytëzimin e telefonit celular, pesë për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, shtatë sanksione për mosdhënie të përparësisë për kalimin e këmbësorëve, katër masa për xhama të errët, 51 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.