Shkup, përjashtohen nga komunikacioni 30 shoferë pa patentë shoferi

Nga gjithsej 32 shoferë të përjashtuar nga komunikacioni gjatë ditës së djeshme, 30 ishin pa patentë shoferi, ndërsa vetëm dy shoferë fillestarë. Informacionet nga SPB Shkup tregojnë se edhe sot, si edhe në ditët e kaluara, numri është i madh i shoferëve pjesëmarrës në komunikacion pa patentë shoferi.

Marketing

SPB Shkup sot kumtoi se nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 18 automjete të paregjistruara.
Përndryshe, në gjithsej 14 aksidente rrugore dje në Shkup, gjashtë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa një person më rëndë.

Për parkim të parregullt janë dhënë 97 dënime, ndërsa karrotreci ka marrë 89 automjete.
Pesëmbëdhjetë shoferë gjatë ditës së djeshme kanë shfrytëzuar celular gjatë drejtimit të automjetit.

Marketing