Ballina Lajme Maqedoni Shkup, policia kërkon gruan që grabit nëpër City Mall

Shkup, policia kërkon gruan që grabit nëpër City Mall

Një femër me flokë të verdha, rreth të dyzetave, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur gjësende nga qytetarët të cilët frekuentojnë City Mall-in.

Marketing

Siç edhe shihet në video, ajo kamoflon lëvizjet e dorës së saj me fanellat që i mban në krah dhe vepron si një profesioniste e vërtetë. Dyshohet se afër saj qëndron edhe një tjetër femër e cila e ndihmon që të kryej vjedhjet duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe duke mbuluar lëvizjet e saja, përcjellë Alsat.

Qytetarja që ka denoncuar rastin, thotë se asaj ia ka rrëmbyer kuletën nga karroca e fëmijut të saj dhe se i ka shkaktuar dëm të majm material. Ajo madje bën thirrje që nëse dikush e njeh këtë person, të lajmëroj dhe ta identifikojë të njëjtën.

https://www.youtube.com/watch?v=0r1lJqM3Qo0

Marketing
Exit mobile version