Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa 5 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej 7 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në 3 aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas SPB Shkup policia rrugore ka sanksionuar 67 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa 5 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Nga trafiku janë përjashtuar edhe 13 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe 2 shoferë fillestar. Nga trafiku gjithashtu janë përjashtuar edhe 9 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe 13 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit dhe 7 shoferë të cilët nuk kanë përdorë rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit.
Janë sanksionuar edhe 14 këmbësor të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vizë-bardhave. Policia ka sanksionuar edhe 80 shoferë për parkim të paligjshëm, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 72 automjete.