Tetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej 11 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente trafiku janë shkaktuar dëme materiale.
Sipas të dhënave të MPB-së, policia ka evidentuar 36 automjete të cilat kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 15 shoferë para se të fitojnë të drejtën e patentë shoferit dhe dy shoferë fillestarë.
Janë larguar edhe 13 automjete të cilat kanë pasur probleme teknike dhe nëntë të paregjistruara. Me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 88 automjete.
Për parkim jo të drejtë policia ka dhënë 111 masa. Janë dënuar dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, një për reshtim jo të drejtë, dy për tejkalim jo të drejtë, dy shoferë të cilët nuk i kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë të udhëkryqi dhe katër shoferë për mosposedim të pajisjeve të parapara dimërore.
Janë sanksionuar edhe 12 shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 23 shoferë për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.