Shkup, promovohet libri për aktorin Bekim Fehmiu

“Ne i kemi borxh Bekimit”, me këto fjalë fillon libri kushtuar artistit Bekim Fehmiut, i shkruar nga autori Fahri Musliu, i cili është botuar në vitin 2015, në Gjakovë, me titullin “Bekim Fehmiu- Odiseu i Kosovës”.

Marketing

Me qëllim që të njoftoj gjeneratat e reja me figurën e shquar të Bekim Fehmiut, autori sot vendosi ta bëj Promovimin e këtij libri në Shkup.

Në këtë monografi Musliu, është përkushtuar kryesisht jeta e aktorit të madh, që nga lindja deri në vdekjen e tij.
Materialet për jetën e artistit, kryesisht janë marrë nga arkivat e mediumeve Jugosllave.

“Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së mjeteve materiale, nuk kam mundur të hulumtoj në arkivat e tjera botërore, në arkivat e mediumeve të ndryshme, si në Francë, në Uashington, Nju Jork, gjithkund nëpër Evropë. Por arkivat e mediumeve Jugosllave I kam hulumtuar dhe I kam nxjerrë ato materiale që kam konsideruar që janë më të vlefshme”, tha Fahri Musliu – Shkrimtar, Gazetar.

Profesori Qani Nuhiu, citoi shkrime për Bekim Fehmiun, nga shumë gazeta dhe kritikë. Ai foli për strukturën e monografisë. Libri përbëhet nga tetë kapituj, në të cilat autori flet për vetëvrasjen e aktorit, intervistat, dramat dhe filmat e Bekim Fehmiut si dhe poezi nga dashamirët kushtuar atij.

“Njëra nga tragjeditë tonë lidhet me aktin që për shekuj së bashku nuk kemi mësuar për njëri tjetrin, por edhe kur e kemi bërë këtë, kemi mësuar vetëm të keqen, citat Bekim Fehmiu. Pse e përmend këtë. Me këtë dua të ilustroj filozofinë jetësore të vetë Bekim Fehmiut”, u shpreh Qani Nuhiu – Profesor.

Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Marketing