Shkup, protestohet për zjarrin në spitalin modular

Familjarët e 14 viktimave në spitalin modular të Tetovës kërkojnë dorëheqjen e prokurorit publik republikan dhe të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve që kanë marrë pjesë në gjykimin e tragjedisë që kishte ndodhur më 8 shtator 2021. Ne protestën e organizuar para prokurorisë republike në Shkup familjarët dhe qytetarë të tjerë drejtuan akuza të rënda ndaj organeve të drejtësisë për fshehjes e së vërtetës lidhur me djegien e spitalit modular.

Marketing

“Ne si familjar kërkojmë, shkarkim te prokurorit Ljubomir Joveski bashke me prokuroret tjerë Besir Aliu, Hanefi Ameti, Zorica Pavloviq dhe Dejan Petreski te involvuar ne fshehjen e krimit. Hapja e procedurës gjyqësore qe për shkaqe te zjarrit ku ne bankën e te akuzuarave do te ulet udhëheqësi i ministrisë se shëndetësisë si porositës si dhe kompania Brako si fitues i tenderit. Rigjykim dhe rishqyrtim i vendimeve ndaj gjykimit paraprak ne gjykatën e Tetovës”, tha një familjar i viktimave.

Protestuesit thonë prokuroria për të mbrojtur personat përgjegjës në këtë tragjedi jo vetëm që nuk ka marrë parash hetimet e ekspertëve gjerman por edhe të njëjtat i ka fshehur. Kjo sipas tyre edhe një herë dëshmon se jeta në Maqedoni është peng i tenderëve për përfitimeve të materiale të njerëzve të lidhur me pushtetin.

“Ata sot nuk janë ne mesin tone vetëm se nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. Jeta e qytetareve ne këtë shtete është peng i thesareve dhe tenderëve ka kritere dhe fitime materiale, por u vërtetua se korrupsioni vret. Korrupsioni vret ne këtë vend. Të gjithë flasin për integrim ne Bashkimin Evropian dhe sundim te se drejtës, por ne këtë shtet nuk respektohet me e shenjta, jeta njerëzore. 14 viktima, zero dite burg”, u shpreh një familjar i viktimave.

Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorët e spitalit në Tetovë. Drejtori i spitalit, Florin Besimi, dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, nuk do ta vuajnë dënimin nëse brenda tre vjetëve nuk e përsërisin veprën. Kërkesa për përgjegjësi dhe rigjykim u aktualizua pas një hulumtim të Rrjetit Gazetari Hulumtuese – IRL, i titulluar “Vrasje në Tetovë” që pretendon se spitalet modulare për COVID-19, përfshirë atë të djegur në Tetovë, ishin ndërtuar në mënyrë të papërshtatshme duke anashkaluar shumë procedura ligjore. /Alsat.mk