Shkup, rreth 100 gjoba për shkelje në trafik

Persë persona kanë marrë lëndime të lehta në pesë prej gjithsej 10 aksidenteve gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente ishin shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni 33 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë të cilët e ngisnin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 20 para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, një fillestar, si dhe tri automjete të dëmtuara teknikisht, 12 automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkesë.

Janë sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk ka dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, një shofer për parakalim, pesë shoferë për mos posedim të helmetës mbrojtëse, 11 shoferë për mos posedim të rripit të sigurisë dhe 14 shoferë kanë përdoruar celularin gjatë kohës sa ngisnin veturën.

Gjashtë këmbësorë ishin sanksionuar për kalimin e rrugës jashtë vendit të shënuar për këmbësorë.
Ishin hasur 27 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” ishin larguar 58 automjete.