Shkup, rreth 500 fëmijë të Shutkës nuk kanë shkuar në shkollë

Gjithsej 482 fëmijë rim nuk ndjekin mësim në shkolla fillore në komunën e Shuto Orizarës – Shkup, kështu thonë rezultatet e hulumtimit që në periudhën maj-qershor këtë vit e ka realizuar Asociacioni “24 Vakti”, në kuadër të projektit “Përfshirje nëpërmjet mobilizimit”, njofton Koha.

Marketing

Sipas hulumtimit, më kritike është periudha deri në klasën e pestë, kur më së shumti fëmijët rom e braktisin mësimin. “Për braktisjen e mësimit nga ana e nxënësve të shkollave fillore ka disa arsye, siç janë migrimet e brendshme dhe të jashtme si dhe situata socio-ekonomike tek romët”, tha Sali Memed, koordinator i projektit.

Përqindja më e madhe është tek 16 vjeçarët që janë jashtë procesit arsimor, pas çka vijojnë 15 dhe 14 vjeçarët. Në një pjesë të analizës thuhet se nuk mund të pritet që fëmijë të moshës 14 vjeçare të cilët kanë mbaruar vetëm klasën e dytë dhe të tretën që të kthehen në bankat shkollore me fëmijët tetë vjeçarë të cilët rregullisht e ndjekin mësimin në klasë të tretë. Për këtë shkak, duhet të bëhen programe të veçanta në kuadër të arsimit të rregullt që të këta nxënës të ndjekin mësimin ku kanë ngelur. Në Shuto Orizarë punojnë dy shkolla fillore “Vëllezërit Hamid dhe Ramiz” dhe “26 Korriku”.

Ndryshe, edhe të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të publikuara ditë më parë në Gazetën Koha, japin shifra alarmante, respektivisht suksesi i nxënësve të Shuto Orizarës është më i dobëti në Shkup. Sipas MASH, gjatë vitit të kaluar shkollat e Shuto Orizarës kanë arritur notë mesatare 2.99, edhe atë shkolla fillore “26 Korriku” ka arritur mesatare prej 3.25, ndërsa shkolla “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, mesatare vetëm 2.99.

Marketing