Shkup, samiti i parë për sipërmarrësi të grave

Biznesi është një sferë në të cilën dominojnë meshkujt, e ku gjinia femërore në vend çdo vit e më shumë bënë përpjekje për t’u rritur dhe zhvilluar. Kjo u tha në samitin e parë për sipërmarrësi të grave, ku u ndanë edhe shpërblime për kompanitë më të suksesshme.

Marketing

“Më vjen shumë keq se përse është një kompani që plotëson kushtet dhe më vjen shumë keq se përse janë vetëm 50 kompani të listuara. Shpresoj se vitin e ardhshëm do të jemi 500 apo 5000 kompani të suksesshme. E dimë se në shtet kemi 40 mijë kompani, së paku ato janë numrat të cilat unë i kam. Ashtu që hajde të bëhemi 20 mijë kompani të suksesshme të drejtuara nga gratë.”,- tha sipërmarrësja, Valentina Taseva.

“Po tregojmë se zona magjike nuk është edhe aq e largët. Tregojmë se në qoftë se veprohet drejtë, nëse prezantohet qëllimi i përbashkët nuk do të mbetej prapa mundësia e vërtetë për përforcim të ndërmarrësisë së gruas.”,- u shpreh kryetarja e Platformës Nacionale për Sipërmarrësi të Grave, Valentina Disoska.

Autoritetet shtetërore u zotuan për mbështetje të zhvillimit të sipërmarrësisë së grave.

“Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim, për të cilin edhe këtë vit janë planifikuar para të majme për vetëpunësim dhe krijim të biznesit, nga ky vit do të ketë një ndryshim sistematik, me të cilën gratë do të kenë përparësi prej 60% kundër 40% sa kanë meshkujt.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi.

“Një nga masat në strategjinë ishte edhe miratimi i kritereve stimuluese gjatë evoluimit të aplikacioneve apo projekteve të dorëzuara nga gratë, të cilat subvencionohen nga ana e institucioneve shtetërore.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Mbështetje për gratë sipërmarrëse ofroi edhe kryetarja e qytetit të Shkupi Danella Arsovska.

“Në Evropë, mesatarja e grave në postet e larta të korporatave është rreth 12 për qind dhe në vendin tonë kjo shifër fatkeqësisht ka rënë nga dy në një për qind në dy vitet e fundit. Ky është fakt që tregon humbje, por edhe na motivon të vazhdojmë aty ku e lamë, dhe kjo është të marrim mundësitë që meritojmë.”,- deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ky ishte samiti i parë i këtij lloji në vend, i cili do të zgjasë dy ditë.

Marketing