Kovid 19 RMV/ Rriten infektimet dhe fatalitetet, ja bilanci i 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.911 testime janë regjistruar 493 raste të reja me coronavirus.

Marketing

Prej rasteve të reja 200 janë në Shkup, Manastir 53, Kumanovë, Veles dhe Prilep 23, Kavadar 20, Koçani 19, Shtip 17, Tetovë 13, Dellçevë 12, Gjevgjei dhe Negotinë 10, Demir Hisar 8, Strumicë 7, Berovë dhe Bogdanci 6, Gostivar, Ohër dhe Kriva Pallankë 5, Radovish dhe Resnjë 4, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë 3, Kërçovë, Strugë, Vinicë dhe Makeodnska Kamenica 2, Sveti Nikole, Makedonski Brod dhe Pehçevë.

Kanë ndërruar jetë 17 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 532 pacientë dhe 23 të tjerë kanë humbur jetën.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 210.938 raste, 195.157 janë shëruar dhe 7.390 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.391.