Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta në tre prej nëntë aksidente të komunikacionit që kanë ndodhur gjatë njëzet e katër orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë është shkaktuar dëm material.
Policia, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga komunikacioni i ka përjashtuar 45 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 24 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tre fillestarë.
Janë sanksionuar edhe tre shoferë për automjete me defekte teknike, 21 të paregjistruara dhe 144 për parkim jo të rregullt. Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 82 automjete.
Janë dënuar edhe tre këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, nga katër për kalimin e rrugës dhe udhëkryqit në semafor të kuq, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, dy për rreshtim jo të drejtë.