Shkup, sanksionohen 80 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Prania e alkoolit në gjak është konfirmuar tek 55 nga gjithsej 133 shoferë tek të cilët është zbatuar testi i përdorimit të alkoolit, ndërsa një shofer ka refuzuar të testohet, në aksionin policor të zbatuar mbrëmë nga ora 23:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Marketing

Janë ndërmarrë edhe 55 masa për kundërvajtje nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për automjete ndaj shoferëve, janë përjashtuar 56 shoferë nga komunikacioni, përkohësisht janë marrë 55 patentë shoferi, janë dhënë 55 urdhër pagesa, një urdhërpagesë kundërvajtëse dhe janë zbuluar 75 kundërvjajte tjera.

Gjatë ditës së djeshme, 80 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar. Janë ndërmarrë 80 masa lidhur me kontrollin e aksionit, janë dhënë 70 urdhërpagesa, dy urdhërpagesa kundërvajtëse, paralajmërim me shkrim për tetë shoferë, janë zbuluar 32 kundërvajtje tjera, janë dhënë 17 urdhërpagesa dhe 15 urdhërpagesa të detyrueshme, informuan nga MPB-ja..

Marketing