Shkup, sanksionohen mbi 450 shoferë 

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 467 sanksione për shoferët prej të cilëve 101 janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.

Marketing

Siç informojnë nga MPB, për ngasje pa patent shoferë janë gjobitur 60 persona, 63 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, janë shqiptuar 74 masa për parkim të parregullt, 60 automjete janë larguar me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar edhe 46 gjoba për mosmbatja të maskës.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat në trafik që të rritet siguria në trafik.

Marketing