Shkup, sërish u protestua për Frosinën

Në Shkup u protestua edhe sot për vdekjen tragjike të 22-vjecares, Frosina Kulakova.

Marketing

Me moton “Ne jemi zëri i Frosinës” dhe “Para të ndyta – pasoja vdekjeprurëse” qytetarët kërkuan përgjegjësi për vdekjen e Frosinës e cila u godit nga një makinë në Shkup.

Marshi i protestës nisi nga vendi i aksidentit tragjik, vazhdoi para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit për të përfunduar para ndërtesës së Gjykatës së Apelit.

Në krye të marshit ishte familja e Frosinës, kurse në radhët e para ishin edhe prindërit e viktimave nëpër aksidente tragjike që kërkojnë drejtësi për familjarët e tyre.

Në mesin e protestuesve u vërejtën njerëz me parulla që kërkonin drejtësi edhe për viktimat e aksidentit tragjik në Llaskarcë të Shkupit.

Në Bulevardin e njëjtë ku Frosina humbi jetën, viteve të kaluara janë goditur për vdekje së paku dhe tre vajza të reja.