Më datë 03.01.2025, në ora 20:55, në MPB, Shkup është raportuar se, rreth orës 20:20, një automjet pasagjeri, i drejtuar nga një autor i panjohur, ka goditur këmbësorin E.A (30) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes tha Ministria e Brendshme.
Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SVR Shkup.