Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në udhëkryqin te ‘Vero’ qendra në Shkup.Autobusi ka goditur një person me biçikletë, në vendkalim për këmbësorë. Tani për tani nuk dihen shkaqet e aksidentit .Në vendngjarje ka arritur policia e cila po kryen hetimet. Bulevardi ‘Koço Racin’ ku ndodhi fatkeqësia është mbyllur për qarkullim.