Kryetari Shilegov sot ua ndau shpërblimet zjarrfikësit, policit dhe gjakdhuruesit më të mirë në Shkup për vitin 2018.
Humanizmi është vlerë shoqërore. Ajo është pjesë e parimeve tona. Është pjesë e etikës sonë. Shkupi është qytet i solidaritetit dhe si i tillë kultivon traditat e humanizmit dhe solidaritetit ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit i motivon ata që kanë kontribuar më së shumti në promovimin e humanizmit me veprat e tyre dhe ndan shpërblime për punonjësit më të mirë të policisë, zjarrfikësin dhe gjakdhuruesin më të mirë. Mendoj se ky çmim, përveç motivimit personal, do të shërbejë si një shembull i mirë në mjedisin ku jetoni dhe punoni – tha Shilegov.
Për meritat në punën e tyre dhe për sakrificën e tyre, sot morën shpërblime:
1. Elvis Dalipi, nga Brigada e zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit – shpërblimi për zjarrfikësin më të mirë për vitin 2018.
2. Branimir Kitanoviq, punonjës i Departamentit për siguri në komunikacionin rrugor në Sektorin për punë të brendshme – Shkup – shpërblimi për polic më të mirë.
3. Toni Stavrevski, gjakdhurues i dalluar, i cili deri në vitin e 50-të jetës së tij ka dhuruar gjak 102 herë – shpërblimi për gjakdhurues të vitit.