Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme sërish ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 165 masa prej të cilave 38 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për vozitje pa leje, 7 për mosregjistrim”, thonë nga policia.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 19 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 6 dënime për shoferë fillimtarë.
Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.