Shkup, shtetasi i Turqisë gjendet i vdekur në një hotel në rajonin e Bit Pazarit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur personi me iniciale A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë.

Marketing

“Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.