Shkup, sonte fillon manifestimi “Nata e bardhë”

Në Shkup sonte do të mbahet manifestimi i 14-të tradicional “Nata e bardhë”. Në kuadër të programit të më shumë lokacioneve do të mbahen ekspozita, punëtori të fëmijëve, koncerte, shfaqje teatrore, instalacione, projektime filmi, lexime të poetëve…

Marketing

Hapja zyrtare përvjetorit të “Natës së bardhë” është në sheshin “Jadran” në orën 20, me paraqitjen e Orkestrës Frymore të Qytetit. Manifestimi “Nata e bardhë” organizohet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, ndërsa organizator teknik dhe programor është Qendra Kulturore Rinore – Shkup. Të përfshirë të gjitha institucionet e kulturës në kryeqytet.

Sipas QKM “Nata e bardhë” është manifestimi më i madh kulturor në qytet. Këtë vit theksi është vendosur te artistët vendor dhe te organizatorët vendor të ngjarjeve kulturore me qëllim që sa më shumë që është e mundur të animojnë dhe të tregojmë se çka kemi ne si qytet në program.
Për herë të parë gjatë “Natës së bardhë” Shkupi bëhet qytet i dritës, gjegjësisht nga gjashtë deri më nëntë tetor do të mbahet festivali “Skopje Art Light District”.

Qytetarëve do t’iu mundësohet përjetim i veçantë i përmbushur me ndriçim dhe shumë ngjyra, sipas standardeve evropiane. Kjo është rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit me qytetin Lion në kuadër të projektit “Horizont 2020”.

Manifestimi “Nata e bardhë” është sinonim për angazhim masiv dhe plotësim me publik. Jam i bindur se këtë vit ai publik do të jetë në numër më të madh dhe më aktiv”, tha Shilegov dhe ju bëri thirrje shkupjanëve që të kënaqen në ngjarjet kulturore.

Drejtori i Sallës Universale dhe organizatori kryesor i “Skopje Art Light District“ të parë, Filip Avramçev informon se Shkupi për herë të parë do të jetë nikoqir i një festivali ndërkombëtar të artit ndriçues.

“Hapja përputhet me hapjen e “Natës së bardhë” dhe do të bëhet para ndërtesës “Dom Ibni Pajko” ku qytetarët për herë të parë do të kenë mundësi të shohin projeksion të ndriçimit dhe shtrirje tredimensionale, e cila do të lëviz përgjatë rrugës e cila është shënuar me ndriçim të qytetit”, tha Avramçev .

Programin e plotë mund ta shihni në linkun në vazhdim: http://belanok.mk/
Gjatë mbajtjes së “Natës së bardhë” është organizuar vozitje pa pagesë në autobusët e qytetit të NQP-së “Shkup” të cilët qarkullojnë drejtë rajonit qendror të qytetit, nga ora 19 e deri në orët e hershme të mëngjesit.

Marketing