







Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik “Shkup” informojnë se nesër, kur është ditë jopune për shkak të festës shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit”, transporti publik do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës.
Nga NQP theksojnë se kujdestare do të jenë tre pika shitëse të biletave. Nga ora 7:00 deri në orën 19:30 do të punojnë pikat shitëse në Qendrën e transportit dhe Tregun e Gjelbër, ndërsa nga ora 7:00 deri në orën 13:00 pika shitëse në Gjorçe Petrov.