Ndërmarrja Publike e Transportit “Shkup” sot ka inkuadruar numër shtesë të autobusëve për të mbuluar linjat në të cilat nuk lëvizin autobusët privatë nga “Makeexpress”, për shkak të borxhit që Ndërmarrja e Transportit Publik ka ndaj tyre.
Bëhet fjalë për linjat 19, 20, 52, 54 dhe 22 që transportojnë pasagjerë nga Shuto Orizari, Volkova dhe Idrizova.
“NQP “Shkup” nga mëngjesi i sotëm inkuadroi autobusët e veta në linjat që i shërbente “Makeexpress”. Banorët e Shkupit nuk kanë mbetur pa transport në linjat me të cilat operon transportuesi privat i specifikuar”, thonë nga Ndërmarrja e Transportit Publik për tv KlanM.
Ndryshe, pronari i kompanisë “Makexpress”, Milorad Dimitrijevski, dje kërkoi takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit. Sic tha për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik.
Sipas Dimitrijevskit borxhi aktual i NQP ndaj kompanisë Makexpress është mbi 30 milionë denarë