Shkup/ Tre adoleshentë rëmbyen dhe dhunuan fizikisht një vajzë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje janë privuar nga liria dy të mitur për shkak të dyshimeve se kanë rrëmbyer dhe fizikisht kanë sulmuar një vajzë.

Marketing

Ata janë marrë në bisedë zyrtare për shkak se dy personat bashkërisht me një adoleshent më 04.09.2021 në një shtëpi në Shuto Orizare kanë rrëmbyer një vajzë adoleshente.

“E mitura është dhënë te prindi, ndërsa në koordinim me Prokurorin Publik dhe Qendrën për Punë Sociale po ndërmerren masa shtesë për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.