Shkup, u rrënua druri i lartë 13 metra si pasojë e motit të ligë

Moti i ligë me kohëzgjatje të shkurtër që kaploi dje qytetin e Shkupit, dëmtoi disa prej drunjve në qytet, mes tyre edhe një dru të llojit të “Çempers” (“Kupresus”) i lartë 13 metra, i cili gjendet në pjesën qendrore të Parkut të gazetarëve në zhardinerinë e betonit dhe i njëjti së shpejti do të mënjanohet, njoftojnë nga ndërmarrja publie “Parqe dhe gjelbërime”.

Marketing

Gjatë rënies së këtij druri janë dëmtuar dy drunj më të vegjël halorë të llojit “Thuja” dhe një kaçubë dekorative. Për këtë arsye është mbyllur edhe rruga që shpie drejtë qendrës klinike, deri sa të mënjanohet druri i lartpërmendur.

Në një largësi prej 15 metra nga çempersi është thyer edhe një dru i vjetër i llojit të panjës (“Acer”).
Ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” tani më janë në terren dhe po i mënjanojnë drunjtë e rënë.

Marketing