Shkup, u shfaq premiera e filmit dokumentarë “Nezo”

Mbrëmë në Shkup u mbajt premiera e filmit dokumentar Nezo, i autores Merita Çoçoli.Ky dokumentar historik trajton një nga shumë misteret e periudhës së luftës në Kosovë fatin e të zdukurve, pasi gjatë asaj lufte janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, ku bën pjesë edhe personazhi i këtij dokumentari Nezo. Në dokumentar përfshihen familje, gazetarë, krerë politik, të cilët flasin nga më afër për këtë histori, si dhe aktorë të cilët demonstrojnë disa nga pjesët e luftës. Autorja e filmit dokumentar Merita Çoçoli thekson se për realizimin e këtij dokumentari e më shum se tragjedia e ka tërhequr e vërteta për fatin e të pa gjeturve.

Marketing

“Çështja është e pazgjidhur.Dokumentari mbyllet me një pikpyetje të madhe shumë raste janë të paidentifikuara, dhe nuk është tragjedia që më tërhoqi, por e vërteta, është ndihma që kanë dhënë shumë njerëz dhe cmimi që e paguajnë të pafajshmit për luftën”, tha Merita Çoçoli, autore.

Gazetarja Diana Toska, e cila aso kohe ka raportuar nga vendngjarja, thot se bllaca ishte holokausti i shqiptarëve, prandaj histori të tilla vazhdimisht duhet të tregohen.

“Unë mendoj se Merita Çoçoli ka bërë një punë shumë të madhe. Ky është një film dokumentar historik i cili trajton historinë tanë më të dhimbshme, ky ishte ai holokausti, bllaca është dhimbja dhe shpresa e shqipëtarëve, dhe ka ende shum për të fol për këtë histori”, tha Dijana Toska, gazetare.

Dokumentari u mbështet nga Agjencecia e filmit të Maqedonisë së Veriut, dhe u transmetua në kuadër të Kinotekës së Maqedonisë së Veriut.