Shkup, u zhvillua parada tradicionale e biçikletave dhe u shënua “Dita pa automobila”

Sot, Qyteti i Shkupit mbylli korsitë më të ngarkuara të trafikut në qendër të qytetit dhe e hapi atë për mbi 2.500 biçiklistë, qytetarë, nxënës, rekreativistë dhe entuziastë të çiklistëve – pjesëmarrës në paradën e biçikletave që shënoi “Ditën pa automobila 2019”.

Marketing

Paradës së biçiklistëve iu bashkangjitën edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, v.d shefi i delegacionit të BE-së Xhulian Vasalo, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, një pjesë e trupit diplomatik në Maqedoni dhe figura të tjera të shquara në jetën shoqërore të Shkupit.

Parada e biçiklistëve përfundoi te Guaca në Parkun e Qytetit, ku u organizua një llotari për pjesëmarrësit dhe më shumë fituesve me fat iu ndanë biçikleta, helmeta dhe pajisje shtesë për çiklistët të siguruara nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Titan Fabrika e Çimentos Usje.

Parada u realizua si pjesë e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, e cila festohet në 13 qytete në të gjithë vendin dhe në 3000 qytete në Evropë dhe në botë, nga 16-22 shtatori, nën moton “Ecni me ne”.

Java gjithashtu është shënuar me përmbajtje dhe ngjarje të ndryshme edhe në Veles, Berovë, Prilep, Manastir, Shtip, Negotinë, Koçani, Gjevgjeli, Strumicë, Ohër, Kriva Pallankë, Tetovë, Llozovë, Komunat e Shkupit Karposh dhe Shuto Orizare.

Kjo iniciativë evropiane është mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni dhe Qendra Informative e BE-së, Shkup.