Një foshnjë e gjinisë femërore 14 muajshe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga Klinika në Kozle, foshnja në gjedje të vështirësuar të frymëmarrjes me saturim 40 për qind është sjellur në Klinikën për sëmundje të fëmijëvë në Shkup.
“Gjatë pranimit ka qenë në gjendje të keqe me saturim, oksigjen 40%, i dekompenzuar. Është vendosur intubim nga ana e kolegëve nga reparti për mjekim intenziv dhe anesteziolog. Gjatë intubimit ka pësuar arrest kardiak. Pas kësaj është reanimuar sipas protokollit, por pa përgjigje ndaj procedurës së reanimimit.” – tha Drejtori i Klinikës së fëmijëve, Dr.Rexhep Memedi.
Prindërit akuzojnë se foshnjës disa herë i është refuzuar shtrimi në spital, edhe pse prindërit e kanë dërguar në spital vazhdimisht. Prindërit, duke parë se iu refuzua trajtimi spitalor, foshnjën e kanë dërguan në Klinikën e Kozles.
“E kemi çuar tri herë në Klinikën e Fëmijëve, gjatë gjithë kohës na kanë thënë, dërgoje në shtëpi, dërgoje në shtëpi, dërgoje në shtëpi. Më pas nga Kozle, ku më kanë mbajtur vajzën, e kanë transferuar në Klinikën e Fëmijëve për shtrim. Sot në mëngjes rreth orës pesë nuk kanë thënë se çfarë po ndodh, nuk kanë dhënë asnjë informacion. Vetëm shoh se është e ndjerë.” -ka deklaruar prindi i foshnjës.
Sa i përket akuzave të prindërve, Rexhepi thotë se gjendjen faktike do ta vërtetojnë organet kompetente. Hodhi poshtë akuzat se intubimi dhe procedurat e tjera komplekse për të shpëtuar fëmijë janë bërë nga jo kompetentë.
“Për të gjitha dilemat rreth lëshimeve potenciale institucionet relevante do të ndërrmarin masa konkrete dhe do të dalin me përfundim. Të gjithë që kanë marrë pjesë janë persona profesionist, ka qenë I pranishëm edhe anesteziolog. Të gjithë kanë vepruar në bazë të protokolleve për situate të tilla.” – u shpreh Drejtori i Klinikës së fëmijëve, Dr.Rexhep Memedi.
Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor njofton se do të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në të gjitha vendet ku është trajtuar foshnja 14 muajshe për të vërtetuar të vërtetën nëse ka pasur gabime në trajtimin e tij.
“Për të konstatuar të vërtetën për lëshimet e mundshme në mjekim, mbikëqyrja do të bëhet në prani të personave përgjegjës në objektet shëndetësore si dhe mjekëve që kanë marrë pjesë në ofrimin e mëparshëm të kujdesit shëndetësor. Dokumentacioni mjekësor i siguruar dhe deklaratat e punëtorëve shëndetësorë do t’i përcillen Ministrit të Shëndetësisë dhe do të inicohet formimi i komisionit për mbikëqyrje eksperte.” – thonë nga Inspektorati.
Trupi i Foshnjës është dërguar për autopsi në Mjeksinë Ligjore.