Shkup, zbulohet laborator për prodhimin e drogës

Sot (06.12.2021) zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë, pas marrjes së informatave paraprake operative dhe urdhëresës nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpizën e vikendit të N.Z. (47) në fshatin Gradmanovci, Katllanovë, ku është gjetur laborator për prodhimin e marihuanës, rreth 200 vazo me plantacione, filtra ajri dhe pajisje tjera për prodhim, rreth dy kilogramë marijuanë.

Marketing

Personi N.Z. është arrestuar dhe ndaj tij, sipas dokumentacionit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Marketing