Ballina Lajme Maqedoni Shkup,16 vjeçari me Bmw X6 shkel një mjek në afërsi të qendrës...

Shkup,16 vjeçari me Bmw X6 shkel një mjek në afërsi të qendrës klinike

Mjeku dhe profesori i njohur Gjorgji Jota gjendet në koma pasi mbrëmë u shkel me veturë në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup.

Marketing

Ministri i shëndetësisë Venko Filipce tha mjeku Gjorgji Jota ka pësuar lëndime trupore në pjesën e kokës.

“Mjeku Jota ka lëndime të rënda në kokë. Gjendet në repartin për mjeksim intensiv. Ka shtrengime në kokë dhe në mushkëritë e bardha dhe është në respiratorë. Tash ndërmerren të gjitha masat për mjekim intensiv të tij”, tha Filipçe.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza” .

“Më 25.02.2021, në ora 20:30 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin nga bulevardi “Nënë Tereza” dhe rruga “Elisie Popovski-Marko”, një veturë “BMW X6″, me targa të Shkupit nga fshati Hasanbeg, ka go*ditur këmbësorin Gj.J.(58vj) nga Shkupi” njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Është kryer ekspertizë dhe po hetohet rasti nga ekipi i SPB Shkup.

Marketing
Exit mobile version