‘Shkupi 2014’, Muharemi: Kthimi i parave nuk e amniston Todoroviçin

Policia financiare ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të komunës Qendër, Vladimir Todoroviç, për shpërdorimin e 433,000 eurove për ndërtimin e urës SYRI. Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muharemi, thotë se tashmë mjetet janë kthyer në xhirollogarinë e komunës, por ky fakt nuk amniston tre personat për të cilët është ngritur padi, nga kryerja e veprës penale.

Marketing

“Dëmet e shkaktuara në shumën totale prej 26,653,424 denarë, rreth 433 mijë euro, personat e regjistruar ranë dakord t’i kompensojnë plotësisht, për të cilën kam marrë konfirmim nga komuna e Qendrës, më 30 qershor 2018 fondet janë kthyer nga regjistruesit në llogarinë buxhetore të komunës Qendër. Por, kthimi i parave nuk do të thotë edhe amnistim nga vepra e kryer penale”,- tha drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

“Me lëshimin e mbikëqyrjes vepronin në mënyrë jokonsistente në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre në emër të dy garancive bankare të papaguara për një pagesë në vlerë prej rreth 8 milion denarë, si dhe një garanci bankare të papaguar për kryerjen në kohë me vlerë prej 17. 880 milion denarë. Kështu që dëmtimi i buxhetit të komunës Qendër është me një shumë totale prej 26.653.424 denarë”,- tha shefja e departamentit, Suzana Petrovska.

Projekti “Shkupi 2014”, tashmë dy muaj po hetohet hollësisht nga policia financiare e cila ka hapur disa hetime për këtë projekt, por nuk deshi ta sqarojë konkretisht për çfarë bëhet fjalë që të mos dëmtohet hetimi.

Marketing