Shkupi “deklason” Akademia Pandevin në Strumicë

FC Shkupi rikthehet në kreun e renditjes së Ligës së Parë Futbollistike në Maqedoni, pasi që mundi Akademia Pandevin në transfertë me 3-1.

Marketing

Në përballjen e zhvilluar në Strumicë, në kuadër të javës së 8-të, të parët në epërsi kaluan vendasit, me golin e Mirçevskit dhe ky rezultat ishte aktiv deri në 12 minuta para përfundimit të sfidës.

Fillimisht Fc Shkupi barazoi shifrat me Gjorgjieskin, që më pas në skenë të del Alvarez, që shënoi dy golat e fundit nga pika e bardhë, për të vulosur fitoren për skuadrën shkupjane.

Skuadra nga Çairi më këto 3 pikë rikthehet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 17 pikë, po aq sa ka edhe Renova, ndërsa Akademia Pandev tani është në vendin e katërt me 3 pikë pikë pas skuadrave të kreut.

Marketing