Shkupi dhe Athina shënojnë Ditën Evropiane të bashkëpunimit

Me pjesëmarrje të përfaqësuesve të institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, në qytetin e Dojranit u shënua Dita Evropiane e bashkëpunimit.

Marketing

‘Në nivel lokal, bashkëpunimi midis dy vendeve tona gjithnjë ka ekzistuar. Përmes bashkëpunimit krijojmë perspektiva të qarta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Republika e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër.

Të gjitha subjektet politike në vend kanë përgjegjësi për të hapur rrugën, për të marrë përgjegjësinë dhe për t’u dhënë qytetarëve një të ardhme evropiane. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian.

Qytetarët tanë, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, me realizimin e projekteve të përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së, duke shfrytëzuar benefitet e regjimit pa viza, me realizimin e ekzistencës nga vendet e Bashkimit Evropian, tashmë hapërojnë kësaj rruge, kthim prapa s’ka.’, ka theksuar ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.