Shkupi dhe Sofja do të punojnë në përshpejtim të ndërtimit të Korridorit 8

Apel për përshpejtim të ndërtimit të transparencës dhe infrastrukturës energjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është dërguar sot pas seancës së Komisionit të përbashkët ndërqeveritar në Sofje, me të cilën kryesuan shefat e diplomacive të dy vendeve Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva.

Marketing

Kjo është mbledhja e Komisionit ndërqeveritar që është formuar konform detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruar mes dy vendeve në gusht të vitit 2017.

Në deklaratat pas takimit dy ministrat e potencuan domosdoshmërinë për përshpejtim të ndërtimit të Korridorit transportues 8, i cili do të mundësojë ndërlidhje më të mirë në rajon, njofton BGNES.

“Nevojitet përshpejtim i projektit për transportin Korridori 8, bëri thirrje Zaharieva dhe përkujtoi se dy vendet kanë krijuar grup të përbashkët punues, i cili duhet të punoje në ndërtimin e Korridorit panevropian. Shtoi se është siguruar financim, duke pasur parasysh që nuk bëhet fjalë për projekte të thjeshta infrastrukturore.

Dimitrov vendosi theks në projektet energjetike. “Vazhdon puna edhe e projekteve energjetike mes dy qeverive”, shtoi shefi i diplomacisë.

Dimitrov theksoi se mes dy vendeve sundon atmosfera e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Ai deklaroi se ka fusha në të cilat bashkëpunimi mes dy shteteve shënon progres të madh, ndërsa si shembull për atë e theksoi turizmin.

Dy vendet në mbledhjen e sotme nënshkruan Protokoll zyrtar, qëllimi kryesor i së cilës është që të bëhet kontroll i implementimit të Marrëveshjes.

Dy ministrat përveç që kryesuan në seancën e Komisionit të përbashkët, kishin edhe takim kokë-më kokë.
Ata kanë biseduar për shumë tema, mes të cilave për ekonominë, kulturës, arsimin, si dhe për punën e Komisionit të përzier ekspert maqedono-bullgar.

Zaharieva theksoi se raportet politike mes dy shteteve shënojnë progres të madh, ndërsa si shembull për këtë i theksoi tetë shkëmbimet e vizitave mes kryeministrave në dy vitet e kaluara, si dhe të një numri të madh të delegacioneve dhe takimeve në forume të ndryshme.
Dimitrov theksoi se hyrja e vendit në BE është me rëndësi, si për ne ashtu edhe për rajonin.