Shkupi e nis me fitore, triumfon bindshëm në ndeshjen e parë ndaj Linkolnit

Shkupi e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Linkolnin në ndeshjen e parë me rezultatin bindës 3:0. Golin e parë për bardheblutë e realizoi Danfa në minutën e 11-të, ndërsa shifra i dyfishoi Adetunxhi në minutën e 29-të për avantazh 2:0, me çka me të njejtat shifra u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Shkupi gjeti rrjetën edhe njëherë, duke çuar shifrat në 3:0 përmes autogolit të Çipolinës. Kampionët e vendit këtë ndeshje nga minuta e 54-t e zhvilluan me një lojtar më pak në fushë, pasi Gagi Margvelashvili u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshjen e kthimit Shkupi ndaj Linkolnit e luan pas një jave në Gjibraltar dhe në rast kualifikimi në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve përballet me Dinamo Zagrebin.

Marketing
Marketing