Zhvillimet e fundit vijnë gati tre muaj pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
Maqedonia e Veriut ka intensifikuar debatin mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës maqedonase, pikë që është e përfshirë në marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike.
Ndryshimet kushtetuese janë kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi në të kundërtën Bullgaria, si vend anëtar i BE-së, mund të bllokojë bisedimet, ashtu siç kishte bërë në nëntor të vitit 2020 kur vendosi veton./REL/