Shkupi edhe më tej vatër e Covid 19, në shërbim tani edhe spitali Kozle

Numri i rasteve pozitive me koronavirus në shtet është rritur në 5106, ndërsa deri tani kanë vdekur 238 persona. Dje janë janë regjistruar 101 raste të reja të KOVID-19 janë realizuar 776 teste dhe pesë të vdekur. Instituti për Shëndet Publik dje ka regjistruar 22 pacientë të shëruar prej të cilëve 11 nga Shkupi, 10 nga Tetova dhe një nga Velesi. Numri i rasteve aktive në nivel shtetëror është 2 942 raste.

Marketing

Nga 101 raste e regjistruara dje me Kovid-19 në shtet, në pajtim me të dhënat e djeshme, numri më i madh, 57, janë nga Shkupi, me çfarë numri i përgjithshëm të të infektuarve në kryeqytet arrin 2 948, ndërsa aktivë janë 1 699.

Çairit edhe më tej mbetet komuna me më shumë të infektuar. Në përfundim me ditën e djeshme, numri i rasteve pozitive me koronavirus është 384. Në Gazi Babë, në Butel, Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Saraj, numri lëviz rreth 150 të infektuar

Në Klinikën Infektive dje janë pranuar pesë pacientë, janë hospitalizuar 95 pacientë. Në mbështetje me oksigjen janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në SPQ “8 Shtatori” dje megjithatë janë pranuar nëntë raste të reja, ndërsa janë hospitalizuar 133. Në makinë respiratore janë shtatë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 35 pacientë, ndërsa në Shtip janë hospitalizuar 18 pacientë, Në reporteret infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 81 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar me Kovid-19.

Në fundjavë spitali i Institutit për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët- Kozle, krahas për fëmijë filloi të funksionojë si Qendër Kovid -19 për pranimin edhe të të moshuarve. Në dispozicion do të jenë 60 vende për mjekimin e të moshuarve dhe 15 për fëmijë të dyshuar dhe të infektuar nga virusi. Është paraparë që në këtë spital të barten pacientë me fotografi më të lehtë dhe të mesme klinike. Spitali po ekipohet me ekipe të internistikës dhe infektologjisë, mjekë dhe motra që do të vijnë edhe nga Klinika Infektive dhe nga brenda.

Kryeministri Oliver Spasovski dje sërish dërgoi mesazh se me krizën nga koronavirusi do të përballemi vetëm me vetëdijesim të lartë tek të gjithë dhe me respektim të masave për mbrojtje personale nga ana e qytetarëve dhe reagime efikase të institucioneve atje ku do të ketë shkelje, sepse mbrojtja e shëndetit publik është obligim ligjor.

Ministri i Punëve të Brendshme dje ka bërë të ditur se janë regjistruar 805 shkelje të reja për mosmbajtje të maskës. Gkatë fundjavës në territorin e shtetit u janë lëshuar vendime për izolim 213 personave, ndërsa 299 kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.