Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, mëngjesin e sotëm është mbuluar nga mjegulla e dendur, ndërsa gjendet në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë.
Mjegulla në Shkup ka reduktuar ndjeshëm dukshmërinë duke vështirësuar edhe trafikun.
Sipas të dhënave të publikuara në IQAir, Shkupi sërish radhitet në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, respektivisht në vendin e tetë dhe bën pjesë në kategorinë “e pashëndetshme” me vlerë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) prej 183.
IQAir është një kompani teknologjike zvicerane që nxit individët, organizatat dhe qeveritë ta përmirësojnë cilësinë e ajrit përmes informacionit dhe bashkëpunimit.