Shkupi edhe sot në mëngjes me transport të reduktuar publik

Transporti publik edhe sot në mëngjes për shkak të mungesës së derivateve për autobusët të NPQ Shkup

Marketing

Në Shkup prej dje pasdite qarkullojnë vetëm 25 autobusë, ndërsa të tjerët janë të parkuar në auto-bazat e NPQ “Shkup” në Autokomandë dhe GJorçe Petrov për shkak të mungesës së derivateve.

Afrim Muça, kryetar i Sindikatës së pavarur të shoferëve në NPQ “Shkup” për MIA-n mbrëmë deklaroi se gjendja është shumë serioze, madje edhe alarmante, siç tha, pothuajse 70 për qind e automjeteve janë të parkuara.

“Përgjigja është e thjeshtë, nuk ka naftë. Shoferët u thirrën të vijnë në punë, por ata janë në bazat në Autokomandë dhe në GJorçe Petrov së bashku me autobusët sepse nuk ka naftë dhe TNG. Për momentin mendoj se rreth 70 për qind e autobusëve të NPQ-së janë të parkuar në baza. Nëpër qytet qarkullojnë një numër i vogël i autobusëve me dy ndërrime të cilët janë të furnizuar me naftë para dy ditëve, si dhe automjetet me TNG. Për funksionim normal të NPQ-së, në baza ditore nevojiten 25 tonë naftë, që nuk e morëm. Naftën zakonisht na e sjellë “Pucko Petrol” në bazat e NPQ “Shkup”, por sepse kemi borxh një shumë të madhe parash, këto ditë nuk po na sjellin naftë. Në NPQ “Shkup” punojnë 1.200 njerëz dhe nuk do të lejojmë askush të luajë me fatet e tyre”, tha Muça.

Paralajmëroi se është e mundur sot fare të mos qarkullojnë autobusët nëse nuk u dërgohen derivate. Theksoi se Sindikata e pavarur e shoferëve në NPQ “Shkup” nga e premtja do të vendosë për veprimet e mëtejme që do të ndërmirren nëse nuk rergullohet gjendja në ndërmarrjen publike të qytetit.

Edhe Miqo Stojanovski nga LSM NPQ Shkup konfirmoi se problemi me transportin publik urban në Shkup dhe numri i vogël i autobusëve të cilët qarkullojnë nëpër qytet është për shkak të mungesës së derivateve. Nuk ka distribuim të naftës nga “Pucko Petrol” për NPQ “Shkup” për shkak të borxhit të madh.

“Shkak për atë është raporti i ndërsjelltë mes kryetares së Qytetit, Danella Arsovska, kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, trajko Sllaveski dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe vendimeve që i sjellin. Pati paralajmërim nga Qyteti i Shkupit se do të normalizohet dërgimi i naftës për NPQ-në, por kjo nuk po ndodhë. Probleme me naftë ka edhe NP “Higjiena komunale” Shkup për shkak se vetëm disa nga kamionët mbledhin mbeturina. Prandaj të gjitha sindikatat e ndërmarrjeve publike të qytetit planifikojmë nga e hëna të mbajmë takim të përbashkët në të cilin do të vendosim çfarë masash do të ndërmarrim”, deklaroi Stojanovski për MIA-n.

Transportuesit privat në Qytetin e Shkupit “Jofi Bus”, “Vestor Trans”, “Rados Kompani” dje përmes kumtesës u bënë thirrje kompetentëve që menjëherë të bëhet takim i gjerë me qëllim të zgjidhjes së problemit me transportin publik të qytetit.

“Jemi dëshmitarë të gjendjes me transportin publik urban në Qytetin e Shkupit, e cila dita-ditës po përkeqësohet. Sërish u bëjmë thirrje kompetentëve, menjëherë të realizohet takim i gjerë me qëllim të zgjidhjes së problemit me transportin publik urban. Transportuesit privat disponojnë me 200 autobusë të cilët nuk janë maksimalisht të shfrytëzuar dhe me të cilët mund ta plotësojmë mungesën e autobusëve të NPQ-së”, thuhet në kumtesë.

Sipas transportuesve privat, në mënyrë që të përmbushet në tërësi orari dimëror sipas vendimit të Këshillit për transport linear të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit nevojiten 352 autobusë apo me rezervë gjithsej 444 autobusë. Theksojnë se për momentin në novel ditor mungojnë nga 160 deri 200.

“Transportuesit privat nuk mund t’i përgjigjen orarit të dhënë për shkaqet në vijim: borxhi i pashlyer bga qershori, nuk kemi raporte të verifikuara për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor, çmimi i ulët për kilometër të kaluar, me të cilin nuk mund t’i mbulojmë shpenzimet bazike”, qëndron në kumtesë.

Ndërkohë, janë paralajmëruar protesta publike për shkak të gjendjes me transportin në qytet. Kryetari i Komunës Shuto Orizarë, Kurto Dudush, u bëri thirrje të gjithë banorëve për protestë, të premten, 22 nëntor. Me kërkesë për normalizim të transportit publik dolën edhe studentët e USHCM-së, ndërkaq në të kundërtën paralajmëruan se do t’i bashkangjiten protestës së paralajmëruar nga kryetari i Komunës së Shuto Oritares.

Nga Qyteti i Shkupit përgjegjësinë lidhur me krizën që u krijua në NPQ që mbeti pa naftë, ia hedhin këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe drejtoreshës së Byrosë për furnizime publike për shkak të procedurës së anuluar për furnizim të derivateve për autobusët.

LSDM opozitare kërkoi thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të zgjidhen problemet me transportin. Lideri i partisë Venko Filipçe përmes kumtesës paralajmësoi se për shkak të gjendjes në Shkup dhe meqë qyteti është në krizë, është inicuar mbledhje urgjente e Këshillit të Qytetit të Shkupit për të gjetur masa konkrete për dalje nga kriza.

“Nëse edhe ky tentim për aksion të përbashkët has në obstruksion, do ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në Këshill, sepse nuk do të jemi paravan për politikat e këqija që po e shkatërrojnë qytetin tonë”, kumtoi Filipçe.

Kryetari i Këshillit të Qytetit, Trajko Sllaveski mbrëmë kumtoi se është caktuar mbledhje e Këshillit për sot në orën 18:00.

“Mosfunksionimi i ndërmarrjeve publike në kompetenca të qytetit të Shkupit, të angazhuara për sigurimin e shërbimeve vitale për qytetarët, arriti kulmin. Këshilli i Qytetit të Shkupit, nesër, 21 nëntor, do të mbajë mbledhje urgjente të jashtëzakonshme me fillim në orën 18:00. Këshilli, në kuadër të kompetencave të veta, është i gatshëm që përmes debatit kosntruktiv të miratojë konkludime me të cialt do të kërkohet nga kompetentët, para së gjithash kryetares Arsovska dhe drejtorëve, urgjentisht ta normalizojnë transportin publik në territorin e Qytetit të Shkupit dhe ta ngrisin nivelin e higjienës”, tha Sllaveski përmes rrjeteve sociale.

Marketing